Shpërthejnë trazira të dhunshme në Suedi, ekstremistët e djathtë djegin Kuranin

Trazirat shpërthyen  në Malmo, një qytet në jug të vendit, kurse aktivistët e ekstremit të djathtë dogjën Kuranin në rrugë.

Rreth 300 protestues dolën në rrugë mbrëmjen e djeshme, duke djegur goma si dhe hodhën gurë ndaj policisë.

Protestat erdhën pasi udhëheqësit e partisë daneze të ekstremit të djathtë Hard Line, iu mohua leja për të pasur një takim në Malmo.

Rasmus Paludan u arrestua të Premten nga policia, nën dyshim se ai do të shkelte ligjet Suedeze

Pamjet dramatike tregojnë goma që digjen në rrugë dhe një tym i madh që ngrihej mbi Malmo, në jug të vendit Skandinav.

Më herët gjatë ditës, një kopje e Kur’anit ishte djegur nga ekstremistët e djathtë.

Një zëdhënës tha: ‘Ne nuk e kemi këtë turmën nën kontroll por po punojmë në mënyrë aktive për të marrë kontrollin”.

“Ne shohim një lidhje midis asaj që po ndodh tani dhe asaj që ndodhi më herët sot”.

Demonstratat ishin përshkallëzuar në të njëjtin vend ku ishte djegur Kurani, shtoi zëdhënësi.

Sipas raporteve në gazetën kombëtare Daily Aftonbladet, tre burra ishin parë më parë duke shkelmuar një kopje të Kuranit, librin fetar të Islamit, rreth një sheshi publik gjatë protestave anti-Islam.

Protestat anti-Islam u ndezën pasi Rasmus Paludan, udhëheqësit të partisë politike të ekstremit të djathtë ekstrem Hard Line, i ishte refuzuar leja për të pasur një takim në Malmo dhe u ndalua në kufirin Suedez, sipas gazetës.

Paludan, i cili është i njohur për retorikën e tij anti-muslimane, ishte ndaluar nga Suedia për dy vjet, thanë autoritetet të Premten.

Calle Persson, zëdhënëse e policisë në Malmo, tha se forca dyshonte se Paludan do të “shkelte ligjin në Suedi”.

Image

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme