Një vajzë mbrëmë dyshohet se ka kërcyer nga kati i dytë i një objekti në Kamenicë. Sipas Policisë, deri te rasti ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje me familjarët e saj.
“Është e vërtetë ka ndodhur dje një rast në Kamenicë ku një vajzë dyshohet se ka kërcyer nga kati i dytë dhe ka pësuar lëndime trupore. Fillimisht është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kamenicë, pastaj në Qendrën Emergjente në Gjilan. Policia ka dalë në vend të ngjarjes. Dyshohet se pas mosmarrëveshjes me familjarët ka ardhur deri të rasti”, ka thënë Ismet Hashani.