Zgjerimi i Greqisë në det, zëvendësi i Erdogan: Shkak për luftë

Pas samitit të djeshëm të BE-së për krizën Greqi-Turqi, ka reaguar Zv.Presidenti turk Fuat Oktay, i cili tha për agjencinë turke të lajmeve ‘Anadolu’ se Turqia pret drejtësi nga BE-ja dhe paralajmëroi që askush të mos presë që Turqia të bëjë hapa pas duke folur edhe për luftë.

‘Nëse përpjekjet e Greqisë për t’i zgjeruar ujërat e saj territorial me 12 milje nuk është shkas lufte, atëherë çfarë është?’ tha më tej Oktay, duke theksuar se vendi ‘do të mbrojë të drejtat e tij në çdo metër katror në ujërat e Mesdheut Lindor, cilido qoftë çmimi’.

Zyrtari turk deklaroi pakënaqësitë ndaj BE-së duke thënë se fatkeqësisht, Evropa, nuk është në anën e Turqisë dhe interesave të saj dhe e quajti të pasinqertë thirrjen e BE-së për dialog.

‘Ne e njohim mirë gjuhën e paqes dhe diplomacisë, por nuk do të hezitojmë të bëjmë atë që është e nevojshme për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e Turqisë. Franca dhe Greqia janë midis atyre që e dinë këtë më mirë’, –shtoi ai.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme