Eshtë mbyllur sërish kufiri në Kapshticë.
Pala greke ka pezulluar punën pasi është plotësuar kuoto prej 300 personash që mund të kalonin kufirin.
Është vendosur edhe 1 kordon polcie për ndalimin e qytetarëve.
Ndërkohë bëhet e ditur sa ka me dhjetra qytetarë të tjerë që presin për të kaluar në Greqi.
Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë.
Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë:
Njoftojmë të gjithë qytetarët që janë të interesuar të kalojnë në drejtim të shtetit grek, se aktualisht kuota prej 300 shtetas është plotësuar dhe nga ana e policisë greke është pezulluar puna e nuk do të lejohet kalimi i personave të tjerë për ditën e sotme.
Policia Kufitare apelon për qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Greqisë, që të mos vijojnë udhëtimin në drejtim të PKK Kapshticë për ditën e sotme.
Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© SYRI.net