Po vazhdon saga e përplasjes mes Albërie Hadërgjonajt dhe ish-kompanisë që e menaxhonte, ArkivaShqip.
Këta të fundit kanë publikuar një inçizim ambiental të ditës kur Hadërgjonaj ka shkuar në zyrë, e irrituar dhe e pakënaqur për menaxhimin e saj në platformat dixhitale.
Në video, këngëtarja shfaqet e tensionuar, duke ofenduar.
Pas publikimit të videos, Albëria ka reaguar sërish duke u shprehur në Instagram:
“E meritoni të zhdukeni se mjaft më duke i ngrënë gjakun të tjerëve. Kaq”.
Kujtojmë se këngëtarja ka paralajmëruar që çështjen do e ndjekë me avokat.