Eksperti amerikan Alon Ben- Meir i specializuar në negociatat e paqes mes Izraelit dhe vendeve arabe ka shprehur zhgënjimin e tij për marrëveshjen Kosovë- Serbi në SHBA.
Ben- Meir thotë se marrëveshjet ekonomike ishin hap pozitiv, por gjeneza e konfliktit mes dy vendeve është tek lufta.
Ai thotë se kosovarët kanë qenë viktima të gjenocidit serb, prandaj më 4 shtator duhet të ishte diskutuar pikërisht njohja e ndërsjelltë Kosovë- Serbi.
STATUSI NGA ALON BEN- MEIR
Jam i zhgënjyer që marrëveshja e 4 shtatorit mes Serbisë dhe Kosovës nuk diskutoi mundësinë e njohjes së ndërsjellë mes dy vendeve. Marrëveshjet ekonomike, edhe pse pozitive në disa aspekte, duhet të ishin bërë në kuadër të procesit të përgjithshëm të pajtimit që duhet të çojë në njohjen e Kosovës si shtet i pavarur nga Serbia. Rritja e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve është e mirë, por është larg ndryshimit të dinamikës së konfliktit, i cili është ngulitur në psikikën e kosovarëve që kanë qenë viktima të gjenocidit dhe shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut në luftën me Serbinë.
(BalkanWeb)