Në raportin e DASH sillet në vëmendje “Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit” sipas “Transparency International 2019”, që e renditi Shqipërinë në vendin e 106-të ndër 180 vende, një rënie prej shtatë vendeve nga 2018.
Si pasojë, Shqipëria dhe Maqedonia e Veri
Shqipëria ra gjithashtu 19 pika në studimin e Bankës Botërore “ Doing Business 2020”, duke u renditur e 82-ta nga 63-ta në 2019.
Për të adresuar korrupsionin endemik, Qeveria e Shqipërisë miratoi ndryshime kushtetuese gjithëpërfshirëse për të reformuar sistemin gjyqësor të vendit dhe për të përmirësuar sundimin e ligjit në 2016.
Zbatimi i reformës gjyqësore është duke u zhvilluar, duke përfshirë vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve për pasuri të pashpjegueshme.
Më shumë se gjysma e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i janë nënshtruar vetingut janë shkarkuar për pasuri të pasqaruar ose lidhje të krimit të organizuar.
BE pret që Shqipëria të tregojë përparim në ndjekjen penale të gjyqtarëve dhe prokurorëve, verifikimi i të cilëve zbuloi sjellje kriminale. Zbatimi i reformës gjyqësore është në vazhdim, dhe përfundimi i saj pritet të përmirësojë klimën e investimeve në vend.”
© SYRI.net