Erdogan: Jemi llokmë e madhe, nuk na hani dot!

Në një postim të bërë në median sociale Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan shkroi: “Jemi të mëdhenj për ju, nuk na hani dot”. Së bashku me këtë ai postoi në median sociale edhe një video ku bënte deklaratë vite më parë, citon media zyrtare turke, TRT.

“Keni përgatitur një sofër ujqërish. Ju dëshironi të na hani ne në atë sofër, por ne jemi të mëdhenj (llokmë e madhe) për ju, nuk na hani dot”, thoshte Erdogani në këtë video.

Deklarata të tilla nga Turqia kanë ardhur javët e fundit pas përplasjeve të forta të saj me Greqinë për çështjen e kërkimeve për gaz në detin Mesdhe.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme