Delegacioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili udhëhiqej nga i dërguari special i ShBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, ambasadori Richard Grenell, e që përbëhej nga zyrtarë të gjashtë agjencive, duke përfshirë atë të Energjisë, Tregtisë ka vizituar të hënë Kosovën.
Grenell bashkë me 13 zyrtarë të tjerë në Kosovë qëndruam vetëm tri orë.
Pas Kosovës vazhduan për në Serbi ku ndryshe nga Kosova atje qëndruan më gjatë dhe me një pritje krejt tjetër.
Në pamjet që publikuar Presidenti i Serbisë, Aleksader Vuçiq shihet se amerikanët morene dhe dhurata nga serbët.
Delegacioni amerikanë zgjodhi Beogradin për darkë ku sipas fotografie të postuara nga Vuçiq shihen se ish ne disponim të mirë.
Amerikanët Serbinë e zgjodhën edhe si vend për hapjen e Zyrës së Korporatës për Zhvillim Financiar Ndërkombëtare (DFC).
Richard Grenell, ka publikuar një video nga darka e mbrëmshme që pati me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe anëtarët e delegacionit serb dhe atij amerikan.
Ata u panë duke i kënduar Alabamës dhe Virxhinias Perëndimore, të cilën Grenell e quajti të mahnitshme.
Këngëve “Country roads” dhe “Sweet home Alabama” ia morën edhe Vuçiq e Bërnabiq.
Këto janë disa nga fotografit të postuara.