Një incident i pakëndshëm është regjistruar gjatë mbledhjes së djeshme të Komisionit për Integrimin Europian, ku u diskutua mbi procesin e hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.
Teksa kryetarja e këtij Komisioni, deputeja Rudina Hajdari thërriste emrat e deputetëve të pranishëm në mbledhjen virtuale mes të pranishmëve u dëgjua të flitej me një fjalor banal.
“Dëgjo këtu ti pederast m*ti,”- u dëgjua në video zëri i një deputeti, që kishte lënë mikrofonin ndezur.
Fill pas tij, dëgjohet një zë tjetër që thotë: “Çfarë bëra unë?”
Nuk kuptohet qartë kush ishin dy personat që po flisnin me një fjalor banal, ndërkohë që mbledhja nisi normalisht pa e komentuar incidentin.