Policia e Tiranës ka zhvilluar një operacion anti-drpgë në rrugën “Myslym Shyri në Tiranë, pas informacioneve të marra në rrugë policore.
Në këtë operacion u kapën “mat”, shpërndarësi dhe klienti duke e blerë atë, të fshehur pas një pike karburanti.
Në operacionin e koduar “Zona” u arrestua 30-vjeçari E.M, banues në Tiranë, posedues dhe shpërndarës i lëndës narkotike si dhe u procedua në gjendje të lire, klienti M.P.
Mbi bazën e këtyre informacioneve, Policia ka nisur kontrollet tek “Myslym Shyrit”, ku mbrapa një karburanti ka konstatuar E. M, duke i shitur lëndë narkotike M.P.
Në vijim, Policia gjeti të fshehur në hyrje të një pallati një sasi dozash me lëndë narkotike dhe gjatë kontrollit të banesës i gjeti edhe një sasi tjetër lënde narkotike gati për ta ndarë në doza, gjithsej 720 gramë kanabis.
Dosja e tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.
© SYRI.net