Japonia është goditur nga një tërmet prej 5.3 shkallësh. Epiqendra ka qenë në bregdetin japonez të Paqësorit, afër ishullit Honshu.
Lëkundjet janë ndier edhe në rajonet Nagano dhe Aichi, por autoritetet nuk kanë dhënë alarm për cunami.
Japonia goditet shpesh nga tërmetet për shkak se shtrihet në perimetrin e të ashtuquajturës “Unaza e zjarrtë”, që është zonë me aktivitet të lartë sizmik në një sipërfaqe të madhe përreth Oqeanit Paqësor.