Naim Miftari: Njihuni me agjentin e BIA-s serbe, këshilltar i Thaçit i arrestuar në Çagllavicë, dha mijëra euro për dëshmitë kundër UÇK-së

Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar edhe njëherë ndaj Presidentit Hashim Thaçi.

Miftari ka pyetur publikisht Thaçi se pse e bëri këshilltar agjentin serb të BIA-së Branislav Nikoliq.

Sipas Miftarit, ky agjent i ardhur në Kosovë me mision të Serbisë, është arrestuar në Çagllavicë në vitin 2009.

Miftari thotë se Nikoliq ka ardhë në Kosovë për të dhënë mijëra euro për të dëshmuar kundër UÇK-së.

Postimi i plotë:

Dosja e munguar

President nuk ua dërgove përmes postierëve tuaj të maskuar edhe këtë dosje këtyre nëpunëseve tuaj në OVL-së se në Çagllavicë me datën 11 qershor vitit 2009 në afërsi të Çagllavicës është arrestuar nga policia e Kosovës, Branislav Nikoliq më vonë këshilltari i juaji ne disa të tjerë, agjent i shërbimit sekret serb BIA punonte mblidhte fakte direkt kundër UÇK-së.

President pse e emëruat të njëjtin agjent ma vonë këshilltar tuajin politik, agjentin e shërbimit sekret serb BIA të ardhur me mision nga Beogradi për t’u ofruar mijëra euro njerëzve që janë të gatshëm të dëshmojnë kundër UCK-së sidomos për shtëpinë e Verdhë!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme