VIDEO/ Kush e fitoi debatin e nxehtë mes Trump dhe Biden?

100 milionë njerëz u ulën përpara ekraneve për të parë dy burra duke u zënë. Po a fituan gjë?

Pesë javë përpara zgjedhjeve presidenciale në SHBA, presidenti Donald Trump, 74 vjeç dhe sfidanti Joe Biden, 77 vjeç, zhvilluan debatin e parë presidencial.

Ishte një përplasje e nxehtë fjalësh. Moderatori pati vështirësi që të drejtonte një debat kaotik.

Biden ishte i ashpër kundër presidentit, duke e quajtur gënjeshtar, racist dhe kloun. Madje ai i tha ta ‘qepte’ gojën.

Trump u përgjigj: “Në 47 vite nuk ke arritur asgjë”.

90 minuta betejë balte për zyrën më të rëndësishme në botë. Dhe kush fitoi?

Shumica e amerikanëve mendojnë se debati i parë presidencial ishte stresues.

Në një sondazh të CBS, një shumicë e ngushtë mendon se sfidanti Joe Biden ishte fitues.

Kur u pyetën se si ndjehen pas debatit, thuajse 69 përqind thanë se ishin bezdisur. Vetëm 31 përqind thanë se ishin argëtuar. 19 përqind thanë se ishin pesimistë pas transmetimit. Vetëm 17 përqind thanë se debati ishte informativ.

Toni i diskutimit, me të cilin Trump e ndërpreu disa herë kundërshtarin, u cilësua nga 83 përqind si negativ.

Kur u pyetën se kush fitoi debatin, 48 përqind thanë se Biden, 41 përqind thanë Trump. Rreth 10 përqind thanë se ishte barazim.

“Ishte një triller politik që do të hyjë në historinë e debateve,” tha Ruediger Lentz nga Instituti Aspen.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme