Zvicër/ Vrau bashkëshorten me lugë këpucësh se i tha hom*s*ksual, dënohet shqiptari nga Kosova

Shqiptari nga kosova Edmir R. (67) është dënuar me gjashtë vjet e gjysmë burgim. Pas vuajtjes së dënimit ai duhet të largohet nga Zvicra e të kthehet në vendlindje Kosovë, ku ende e ka një shtëpi.

Kështu ka vendosur Gjykata e Qarkut në St.Gallen sot, raporton “Blick”. Pesë fëmijët e tij – gati të gjithë kanë krijuar familjet e tyre – ai duhet t’i lërë në Zvicër.

Ai akuzohet se më 2 prill të vitit të kaluar e ka rrahur brutalisht bashkëshorten e tij Vlorën, që ishte 60-vjeçare, e cila ka vdekur nga plagët e marra. Sulmi kishte ndodhur pas 40 vjetëve martesë.

Sulmi, sipas prokurorëve të St. Gallenit ka ndodhur me një lugë këpucësh. Gati 30 herë thuhet se ai e ka goditur bashkëshorten në kokë me të, dhe i ka shkaktuar plagë vdekjeprurëse.

“Më vjen keq, e humba kontrollin. I kërkoj falje fëmijëve të mi dhe familjes së bashkëshortes sime”, tha Edmiri sot në gjykatë.

Edmir R. kishte shpërthyer, pasi bashkëshortja ia hodhi një thes me tesha të palara dhe e shau, duke thënë se është një njeri i pistë. Po ashtu e kishte quajtur homoseksual e budalla, siç është thënë në Gjykatë.

E siç u tha pak minuta para se të ndodhte kjo, ajo kishte hedhur sërish gjërat në larësen e enëve, duke thënë se ai i preku me duart e pista. Aty e humbi Edmir R. kontrollin dhe e mori lugën e këpucëve, që gjendej afër derës së shtëpisë dhe e sulmoi.

Që kur vajza e fundit ishte larguar nga shtëpia dy vjet e gjysmë më parë, u tha se Edmiri vazhdimisht është dashur të duronte fyerje të tilla. Dhe atë çdo ditë. Pesë gjyqtarët e vlerësuan si të dëshmuar këtë abuzim.

Gjyqtarja në kumtimin e vendimit tha: “Gjykata e sheh si të dëshmuar, se i akuzuari një kohë të gjatë është fyer nga bashkëshortja dhe turpëruar. Por viktima ka vuajtur nga goditjet dhe sulmi ishte brutal”.

Fëmijët në Gjykatë refuzuan të marrin pjesë në proces si paditës privatë kundër babait të tyre.
“Ata janë plotësisht prapa babait të tyre, pasi e dinin, se nëna e tyre e ka terrorizuar atë”, ka thënë avokati mbrojtës Theodor Seitz.

Me dënimin ai nuk është pajtuar dhe do t’i propozojë klientit për të bërë ankesë për në shkallën tjetër.

Ndonëse e ka pranuar se klienti i tij ka vepruar në efekt, por se ishte vrasje pa paramendim.

Por ai thotë se dënimi është tepër i madh.

(Gazeta zvicerane “Blick” ua ka ndërruar emrat personave për ruajtje të identitetit)

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme