Dy gazetarë francezë të cilët punojnë për të përditshmen franceze Le Monde janë plagosur gjatë luftës në rajonin e diskutueshëm të Azerbajxhanit në Nago-Karabak.
Presidenti Emmanuel Macron gjatë një deklaratë të dhënë bëri të ditur se Ministria e Jashtme Franceze është duke punuar për të organizuar riatdhesimin e gazetarëve sa më shpejt.
“Një avion mjekësor privat është gati të niset. Ne po bëjmë gjithçka për të stabilizuar të plagosurit në vend para se të lejojmë evakuimin e tyre”– thotë Macron.
Le Monde kishte konfirmuar më herët se një reporter dhe fotograf që punonte për të përditshmen ishin plagosur në një bombardim nga forcat Azerbajxhanase.
© SYRI.net