Ky është lajmi i javës: presidenti amerikan, Donald Trump, 74 vjeç, dhe e shoqja Melania, 50 vjeç, janë infektuar me koronavirus- plot një muaj përpara zgjedhjeve amerikane.
Ky lajm ka shkaktuar tërmet në bursa- jo vetëm në SHBA, por në mbarë globin.
Investitorët gjermanë po ashtu ishin të paqartë. Bursa Dax ishte 1.5 përqind më dobët në mëngjes.
Edhe çmimi i naftës gjithashtu reagoi ndaj sëmundjes së presidentit amerikan. Një fuçi u shit me 2.8 përqind më pak.
Bursat amerikane- ishin me të kuqe me rreth dy përqind.
Ekspertët: Burim pasigurie
“Bursat reaguan menjëherë të shokuara ndaj testit pozitiv të Donald Trump. Një nga politikanët më të rëndësishëm në botë po hyn në karantinë,” tha analisti Thomas Altmann nga QC Partners.
“Me infektimin e Trump në mes të fushatës zgjedhore të SHBA, po hapet një burim i ri pasigurie,” thotë Joerg Kraemer, kryeekonomist në Commerzbank. “Tregjet financiare reaguan me nervovizëm, dhe me të drejtë. Sepse ecuria e sëmundjes mund të përcaktojë se kush do jetë presidenti i ardhshëm i SHBA”.
Nëse Trump nuk shfaq simptoma serioze, ai mund të dalë më i fortë dhe të përfitojë nga kjo situatë, si presidenti brazilian Bolsonaro, tha Kraemer.
“Nga ana tjetër, nëse ai sëmuret rëndë, do jetë e vështirë që të arrijë të kapë Joe Biden. Ai do mungojë në fushatë dhe kundërshtarët do e kritikojnë se e ka nënvlerësuar virusin,” analizon kryeekonomisti.
Julian Wee, strateg investimesh në Credit Suisse, është optimist se tregjet e aksioneve do të rikuperohen së shpejti.
“Reagimi fillestar ishte negativ, por nuk jam i sigurt nëse kjo do të zgjasë. Në fund të fundit, kur të kalojë ky shok, tregu do të fokusohet te ajo që nënkupton kjo situatë për zgjedhjet. Ne presim një kthesë në favor të demokracisë, që shkon në përputhje me sondazhet e fundit”.
© SYRI.net