Pas heqjes së karantinës, qindra bashkatdhetarë nga Zvicra nisen për në Kosovë

Ditë më parë, Zvicra largoi Kosovën nga lista e vendeve që paraqesin rrezik për COVID-19. Ky vendim bëri që shumë mërgimtarë nga Zvicra të nisen drejt vendlindjes së tyre.

Menjëherë pas vendimit, përveç Aeroportit të Prishtinës edhe stacionet e autobusëve u gjallëruan, ku me qindra qytetarë morën rrugën për në Kosovë.

Autobusë të shumtë janë nisur nga shumë qytete të Zvicrës, si Zurich, Gjenevë, Lozanë, St. Gallen, Freiburg, Bern, Bazel, Olten, Kreuzlingen, Will, Frauenfeld, Luzern, Bellinzone dhe Chiasso.

Shumë agjencione kosovare kanë konfirmuar arritjen e qindra mërgimtarëve drejt Kosovës. /Gazeta Sinjali/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme