Organizata për Rritje të Cilësisë në Arsim (ORCA), ka dalë sërish me të dhëna të reja rreth të ardhurave të dekanëve bazuar në deklarimin e pasurisë.
Sipas këtyre deklarimeve del se dekanët e Universiteti të Prizrenit marrin rrogë deri në 2200 euro – raporton Syri.net
“Bazuar në deklarimet e pasurisë për vitin 2019, dekanët janë më të paguarit në Universitetin e Prizrenit me mesatarisht 2,208 Euro në muaj, prej tyre 873 Euro janë shtesa”.
ORCA ka disa ditë që po publikon statistika rreth të hyrave mujore të dekanëve nëpër universiteteve publike.
© SYRI.net