Gjatë mëngjesit të sotshëm është qëlluar për vdekje me armë Ahmet Toska, 50-vjeçar nga Fieri.
Ai u vra me armë zjarri, i qëlluar në kokë pranë pranë banesës së tij. Dëshmitare për këtë krim ka qenë vetë bashkëshortja e tij.
Ndërkohë ‘Panorama’ ka mësuar detaje nga dëshmia paraprake që ka dhënë për uniformat blu bashkëshortja e viktimës.
Sipas dëshmitares së vetme të krimit të rëndë, autori “e qëlloi në kokë dhe u largua me vrap”.
“Kërkova ndihme nga fqinjët, por ishte shume vonë”, ka thënë për policine gruaja, e cila është shfaqur në gjendje shumë të rënduar psikologjike.
© SYRI.net