Konjufca: Betonizimi, çimentimi dhe thellimi i ndarjes së Mitrovicës, epilog i negociatave me Serbinë

Lëvizja Vetëvendosje përmes një konference për media ka folur rreth zhvillimeve të fundit në veri të Mitrovicës.

Deputeti i VV-së Glauk Konjufca ka thënë se strukturat e dirigjuar nga Sebria kanë ndërmarr një iniciativë për thellimin e ndarjes së qytetit edhe ashtu të ndarë të Mitrovicës, përmes ndërtimit të një muri.

“Veriu i Kosovës tashmë e kemi parë që është një rajon nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Serbisë dhe strukturave që kontrollohen nga Aleksandër Vuçiq, dhe kjo situatë prej qeverisë është thënë se do të ndryshohet përmes procesit të negociatave të Brukselit”, ka thënë Konjufca.

Ai ka shtuar se ndërtimi i murit në Mitrovicë nga Goran Rakiq dhe strukturat e kontrolluara nga Serbia janë epilogu real i negociatave të Brukselit.

“Pra ky është rezultati i negociatave me Serbinë, betonizimi, çimentimi dhe thellimi i ndarjes së Republikës së Kosovës dhe qytetit të Mitrovicës”, u shpreh Konjufca.

Më tej gjatë kësaj konference, Glauk Konjufca ka theksuar se Serbia po aplikon një strategji shtesë të presionit përmes ndërtimit të këtij muri.

Ai më tej akuzoi ministren për Dialog, Edita Tahirin që sipas tij ajo negociatat i shiti si “negociata që hapin ura dhe ndërtojnë mure”.

Konjufca ka theksuar se VV ka dorëzuar një interpelancë në Kuvend për kryeministrin Mustafa lidhur me zhvillimet në veri të Mitrovicës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme