Pas shumë vitesh dhe vuajtjesh më në fund është dhënë zgjidhje për 4 fëmijë shqiptarë në kampet e ish-ISIS në Siri.
Sipas Gjysmëhënës së Kuqe siriane, pas përpjekjeve të përbashkëta humanitare është bërë e mundur dërgimi i disa familjeve shqiptare në vendlindjen e tyre.
Ndërsa qeveria siriane ofroi të gjitha lehtësitë e nevojshme, Gjysmëhëna e Kuqe Arabe Siriane (SARC) mundësoi me sukses familjet shqiptare që banonin në kampin Al-Hol në Hasakeh në vendin e tyre, me kërkesë të qeverisë shqiptare.
Mark Ghareeb, kreu i Misionit të Shqipërisë në Liban, do të shoqërojë familjet në udhëtimin nga Damasku në Shqipëri.
SARC falënderon Federatën Ndërkombëtare të Shoqërive të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (IFRC) dhe në veçanti zotin Francesco Roça, President i IFRC, dhe të gjithë partnerët humanitarë, si dhe palët e angazhuara në terren, për përpjekjet e bëra për të lehtësuar misionet humanitare të SARC për lehtësimin e të gjitha vuajtjeve njerëzore dhe për të mbrojtur dinjitetin e të gjithë njerëzve të prekur.
© SYRI.net