Edhe vëllai i Alvin Berishës pritet të kthehet në Shqipëri, dyshohet se jeton dhe nëna e plagosur

Drejtori i Sigurisë pranë Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Kosovë, Bedri Elezi në një intervistë për Televizionin Abcnews sot në mëngjes, ka deklaruar se vëllai nga nëna i Alvin Berishës, vogëlushit që është shpëtuar disa muaj më parë nga ky kamp famëkeq, është gjallë.

Elezi ndër të tjera në fjalën e tij ka theksuar se 4 vjeçari Bunjamin pritet që të kthehet këtë të martë në Shqipëri. “Bunjamini afër katër vjeç dhe është fëmija që pritet të kthehet sot në Shqipër. Ai ishte djali i Afërdita Berishës e martuar ne një djalë nga Ferizaj i cili është vrarë.

Vogëlushi ka qenë në gjendje kritike në momentin që është marrë nga makina bashkë me Alvinin, nënën dhe me babain e tij, nuk ka pas njohuri nga njerëzit e tjerë të kampit, gjithashtu mendohet dhe ka dyshime se dhe nëna e Alvinit është plagosur rëndë dhe ndodhet në kampin e Al-Hol-it.

Ndërkohë tashmë personat që kanë qenë të plagosur janë marrë nga autoritetet kurde dhe kanë marrë ndihmën mjekësore.

Nga fillimi i marsit dyshohet se nëna e Alvinit ka qenë gjallë por nuk dihet nëse ju ka mbijetuar ndërsa vëllai i Alvinit është gjallë dhe pritet që të kthehet në Shqipëri.

Unë di që familjarët e Afërditës jetojnë në Gjermani dhe kanë shprehur interesin e tyre, që sapo Bunjamini të kthehet në Shqipëri, ta marrin atje”, është shprehur ai./Abcnews

Image

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme