Gjykata e liron “Dervish milicin” që torturonte shqiptarët gjatë luftës së fundit

Dervish Krasniqi, i njohur si “Dervish milici”, është liruar mbrëmë nga Burgu i Sigurisë së Lartë, ku ka qenë duke u mbajtur në paraburgim që nga 2 tetori.

Express merr vesh se arsyeja e lirimit të tij ka qenë mungesa e provave.

Për të konfirmuar lirimin e tij, gazeta ka provuar të marrë një përgjigje edhe nga Gjykata Themelore në Prishtinë, por ajo nuk është përgjigjur.

Krasniqi ishte bërë makth për qytetarët e komunës së Klinës, pasi sa ishte pjesëtar i Policisë në kohën e regjimit të Millosheviqit, kishte maltretuar qytetarët e kësaj ane.

Ai është arrestuar në pikën e kalimit kufitar në Han të Elezit më 2 tetor, me dyshimin e bazuar se ka bërë krime lufte në Kosovë gjatë viteve 1998-99.

Sipas dëshmitarëve, polici nuk sillej mirë me shqiptarët në vitet ’90.

“Ky ka rrahur shqiptar sa ka mundur. Ka qenë edhe komandant i policisë në Ujmir të Klinës. Njerëzit tregojnë se ai i ka rrahur ata dhe i ka ulur në shporet”, ka deklaruar një qytetar.

Ish-polici, sipas disa dëshmitarëve, deri në përfundim të luftës në Kosovë, ishte i veshur me uniformën e policisë serbe.

“Ky pesë-gjashtë muaj pas përfundimit të luftës ka qenë i mbyllur. Më pas filloi të lirohej dhe doli nga shtëpia”, shprehet një tjetër qytetar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme