Sulm me thikë në Francë. Të paktën një person raportohet të ketë vdekur dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur nga ngjarja e rëndë, raporton BBC.
Mësohet se sulmi me thikë ka ndodhur në Nice, sipas raporteve nga mediat franceze.
Autoritetet zyrtare vendase thonë se një person është arrestuar deri tani.
Kryebashkiaku i Nice, Christian Estrosi tha se gjithçka tregon se bëhet fjalë për një “sulm terrorist në zemër të bazilikës Notre-Dame”.
Ministri i Brendshëm u bëri thirrje njerëzve të shmangin zonën ku ka ndodhur ngjarja.