Lubonja: Rama si Putini, ble parti të reja që të mbajë pushtetin…

Analisti Fatos Lubonja tha në emisionin “Real Story”, në News24, se Edi Rama nuk lë të krijohen parti të reja, pasi i blen me oligarkët që ka. Lubonja e krahasoi situatën e Ramës me atë të Putinit në Rusi, duke thënë se ai i ka marrë të gjithë oligarkët dhe të gjitha pushtetet për vete.

“Rama, jo Lulzim Basha, i ka marrë të gjithë oligarkët. Kur kishte ca oligarkë PD dhe ca PS, kur kishte Rama Tiranën me oligarkët e vet dhe kishte Berisha ca të tjerë, Shqipëria ishte më normale, më pak autoritare dhe më pak e korruptuar e më pak vidhej, seç vidhet tani. Tani këta të partive të reja thonë se ‘janë të gjithë njësoj dhe ne jemi ndryshe’.

Mua përvoja më ka treguar se gjëja e re që prisja unë nuk lindi për dy arsye, e para sepse duke e kapur Rama pushtetin, ka punuar shumë që të mos lindë asgjë e re. Po u bëre Putin, nuk lë të lindë gjë e re. Në këtë situatë ku jemi ne, nuk lind gjë e re, lindin vetëm kërpudha. Nuk mund të lindë më një gjë e re për 1 mijë arsye, që është e njëjtë me historinë e Putinit. Edi Rama nuk iu lë të fitoni dhe as të krijoni parti, se ato 10 oligarkët që ka do të të blejnë ty, e të gjithë partitë e reja”, theksoi analisti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme