Franca në shok/ Regjistrohen tre sulme terroriste, dy në tokën e saj

Franca është goditur brenda pak orësh nga tre sulme terroriste. Dy prej këtyre sulmeve u regjistruan në tokën e saj.

I pari ndodhi në një bazilikë në qytetin e Nisës. Një person i armatosur me thikë goditi disa persona brenda katedrales Notre Dame.

Tre persona vdiqën. Autori thuhet se u ka prerë kokën dy prej viktimave. Të paktën shtatë persona u plagosën. Vetë autori u qëllua dhe më pas u arrestua. Ai hyri në kishë duke thirrur: Allahu Akbar. Sipas mediave, i arrestuari është një 20-vjeçar i quajtur Ibrahim.

Dy orë më vonë, një person i armatosur me thikë sulmoi kalimtarët në Avignon duke thirrur: Allahu Akbar. Ai u qëllua dhe u vra nga policia.

Ndërkohë, një roje sigurie në konsullatën franceze në Arabinë Saudite u sulmua me thikë. Agresori u arrestua.

Sulmet vijnë në kohën kur presidenti francez, Emmanuel Macron është përplasur ashpër me liderët e botës islamike sa i përket karikaturave të profetit Muhamed.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme