VIDEO/ Ministri i Brendshëm tallet me policët

Nuk kishte ndodhur ndonjëherë më parë që ministri i Brendshëm të tallej me punonjësit e policisë.

Këtë gjë e ka bërë sot Sandër Lleshaj, gjenerali që është emëruar nga Edi Rama si ministër i i Brendshëm.

Gjatë një debati me Myslim Murrizin, Lleshaj i është drejtuar duke e etiketuar atë si ‘polic’, një fjalë që ministri e përdori me përbuzje.

‘Nuk dua të jem i ngjashëm me ty, polic ke qenë dhe polic ke mbetur, mos kujto se do fitosh pikë përballë policisë, je polic, ke qenë polic, dhe ke dështuar në Policinë Financiare, harroje intimidimin ndaj policisë, zbato ligjin se përballë ligjit je askushi. Po rri mor ti, mos u mundo të trashësh zërin, se e ke të vështirë me mua, ti nuk e di se nga jam unë more’.– u shpreh Sandër Lleshaj, duke trashur zërin e tij të hollë.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme