Telekomi i Kosovës është grabitje neoliberale

Skandali Dardafon po merr epilog. Para syve tanë xhirollogaritë e Telekomit të Kosovës po zbrazën drejt Dardafonit të Blerim Devollit. Kontrata e telekomit me z-mobile përbën grabitje të burimeve publike e shkatërrim të ndërmarrjes. Asnjë logjike të kontratës biznesore nuk e ka. Është thjesht transferim fondesh ku produktet e vales shiten nga z-mobile me çmime nën ato të valës. Transferim fondesh ishte kontrata, me një transferim përfundimtar fondesh po kryhet kjo marrëdhënie, thonë nga PSD-ja.

Në vendet e pazhvilluara si Kosova, pa industri e pa shërbime, akumulimi nuk vjen nga mbivlera e thithur prej punëtorëve në fabrika, as nga tregtia në bursa. Është grabitje, përvetësim e uzurpim. Neoliberalizmi grabitqar e pa pjesë përbërëse zyrtarin e korruptuar. Gjykatat, arbitrtazhet e përmbarimi, por edhe ligjet përbëjnë infrastrukturën shtetërore që i shërben kapitalit të madh, më parë sesa “të fortëve” me pushtet.

Telekomi i Kosovës ndër vite është zhvatur e ngarkuar nga klientelizmi partiak. Por, klientelizmi është fenomen tipik neoliberal që i karakterizon vendet e pazhvilluara si Kosova. Aty ku shteti i ka tërhequr duart e mendjen nga orientimi i ekonomisë, papunësia strukturore është i vetmi rezultat logjik. Njëkohësisht, kjo mungesë e ekonomisë është përkthyer në fryrje të institucione e ndërmarrjeve publike. Në anën tjetër, papunësia krijon shoqëri të ndarë e të atomizuar. Ky është kushti për ndërhyrjen klienteliste. Pra, marrëdhënie e partisë me individë apo klane, drejt punësimit në këmbim të votës, por pa ndërmjetësim të politikave zhvillimore, apo kushte të sindikatave. Kështu shpjegohen talljet urbane për telekomin me 5 punëtorë në një tavolinë pune.

Nga PSD-ja thonë se për këtë rast skandaloz çdo person i përfshirë duhet dhënë përgjegjësi. Nga zyrtarët publik deri tek përfituesi privat i pasurisë publike. Drejtësia e vërtetë fillon me trajtimin e rasteve si ky.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme