Një incident me armë zjarri ka ndodhur sot në Fushë Kosovë.
Burimet e lajmi.net kanë treguar se një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka plagosur një person në Fushë Kosovë, shkruan lajmi.net.
Gjithashtu bëhet e ditur se të lënduar kanë mbetur dy pjesëtarë të policisë së Kosovës.
Rasti ka ndodhur në vendin e njohur si te rrethi i Fushë Kosovës.
Dyshohet se deri tek incidenti ka ardhur pasi që pjesëtari i Policisë është sulmuar nga personat e lartërpërmendur.