Këto zgjedhje në SHBA janë historike, për shkak edhe të tensioneve të larta që kanë shoqëruar të gjithë fushatën.
Të martën në mbrëmje u regjistruan përleshje edhe përpara Shtëpisë së Bardhë.
Sipas Daily Mail, policia pati vështirësi të që të kontrollonte turmat.
Sipas raportimeve, demonstruesit u zemëruan kur një kundër-protestues nisi të thërrasë: “Të gjitha jetët kanë rëndësi, jetët e bardha kanë rëndësi”.
Megjithatë, pavarësisht se ishin paralajmëruar tubime masive, janë regjistruar vetëm disa grumbullime të vogla nëpër disa qytete.