Gjatë ditës së sotme pritet transferimi i Jakup Krasniqit për në Hagë. Kështu ka bërë të ditur, avokati mbrojtës Valon Hasani, i cili ka njoftuar se aktakuza është konfirmuar.
“Krejt çfarë mund të konfirmojë është që ka një bastisje… Aktakuza e cila është konfirmuar, tash duhet të transferohet zotëri Krasniqi në Hagë, besoj gjatë ditës së sotme”, ka deklaruar Hasani.
Kurse për Syri.net Kosovën ka folur vajza e Jakup Krasniqit, Çlirimtarja duke e konfirmuar angazhimin e avokatit Hasani mirëpo nuk ka pranuar të jap detaje të tjera.
Ndërkohë që pjesëtarët e EULEX-it po qëndrojnë në oborrin e familjes Krasniqi edhe në fshatin Negrovc të Komunës së Drenasit, që është edhe vendlindja e Jakup Krasniqit, shtëpia e së cilit po bastiset sot në Prishtinë.
© SYRI.net