Një person është therur me mjetë të mprehtë (thikë) nga ish bashkëshortja pasi ai kishte shkuar tek ajo për ta vizituar vajzën e tij.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 18:07, në Prishtinë.
Siç thuhet në raport, viktimës i është ofruar tretman mjekësor.
“Viktima mashkull shqiptar shtetas i Gjermanisë ka raportuar se pasi ka shkuar te ish bashkëshortja e tij, e dyshuara f/k, për ta vizituar vajzën e tij, e dyshuara e ka therur me thikë. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që e dyshuara pas intervistimit të lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/