Tek Xhamia e Plumbit në Shkodër, ku u mbajt ‘hutbeja e lirisë’ para 30 vjetësh

Ditën e djeshme, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H.Bujar Spahiu mbajti hutben në Xhaminë e Plumbit, Shkodër.

Është bërë traditë, tashmë, mbajtja e hutbes në vendin ku u mbajt “hutbeja e lirisë” 30 vite më parë, pas rikthimit të lirisë së besimit në Shqipëri.

“Një nga komponentët më të rëndësishëm të lirisë së njeriut, është liria për të besuar,” theksoi Kryetari Spahiu në hutben tij përpara besimtarëve të shumtë që morën pjesë në faljen e xhumasë në Xhaminë e Plumbit. Ai i bëri thirrje rinisë për të rritur shkallën e njohjes së të shkuarës, me qëllim që ajo të mos përsëritet më kurrë.

 

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme