Ish-zyrtari i UNMIK, Ehat Miftaraj: Marrëzi të akuzohet Basha se ka punuar kundër UÇK-së, pati kontribut të jashtëzakonshëm

Ish-zyrtari i UNMIK, Ehat Miftaraj i cili sot është drejtor i Institut të Ligjeve në Kosovë i ka cilësuar marrëzi akuzat ndaj Lulzim Bashës se lideri i PD dikur si hetues i UNMIK ka fshehur prova, ka arrestuar luftëtarë kosovarë apo ka njollosur UÇK.

Miftaraj thotë se në gjithë këto akuza ka shumë të pavërteta, njollosje, orkestrim vetëm për luftë politike para zgjedhjeve në Shqipëri.

Ai thekson se Basha ka një kontribut të jashtëzakonshëm në Kosovë teksa konfirmon se vetë ka punuar nga 2005- 2007 në UNMIK dhe tregon për luftën dhe xhelozitë mes shefave të divizioneve në  Departamentin e Drejtësisë.

Miftaraj thekson se ndaj Bashës në UNMIK shumica e ndërkombëtarëve kishin xhelozi pasi ishte shqiptar i Shqipërisë dhe ia kontestonin profesionalizmin me argumentin se është i njëanshëm në raport me shqiptarët e Kosovës.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme