Gazeta angleze, Financial Times ka realizuar një intervistë me ushtruesen e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanin, teksa në tekst është përmendur edhe ndërrimi i qeverive në fund të pranverës.
Në pranverë, Uashingtoni inkurajoi rrëzimin e një qeverie anti-korrupsion në Kosovë sepse kryeministri i saj nuk ishte i interesuar në drejtimin e negociatave me Serbinë duke u shtyrë nga administrata Trump. Dhe në shtator, pas një ndryshimi në qeveri në Prishtinë, Donald Trump priti presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti në Shtëpinë e Bardhë, ku të dy palët ranë dakord për të përmirësuar marrëdhëniet ekonomike, ka shkruar FT.
Kurti kishte thënë se se Grenell ka bërë presion ndaj LDK-së për të dalë kundër taksës dhe reciprocitetit dhe për ta rrëzuar qeverinë.