Publikimi i një raporti hetimor një ditë më parë tronditi jo vetëm Australinë.
Sipas këtij raporti, forcat speciale australiane kanë vrarë të paktën 39 civilë të paarmatosur teksa shërbenin në Afganistan. Krimet kanë ndodhur nga viti 2006 deri në vitin 2015.
Mediat kanë publikuar pamjet kur një ushtar i forcave speciale qëllon një person të paarmatosur në një fushë.
Disa nga krimet e kryera nga ushtarët ishin aq tronditëse, sa raporti është redaktuar në 50 faqe. Tashmë pritet të merren masa për të paktën 3 mijë ushtarë dhe drejtues.