Në tubimin e mbajtur në Komunën e Çairit, nënkryetari i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi në fjalimin e tij ndër të tjera deklaroi se nëse në vitet e 90’ta mërgimtarët shqiptarë kishin ardhur në Maqedoni enkas për ta shembur komunizmin, në këto zgjedhje ata po vijnë për ta rrënuar enverizmin e BDI – së. Këto deklarime, Ibrahimi që është edhe bartës i listës së Rilindje me Besë në njësinë zgjedhore nr 1 i bëri duke iu referuar prezencës së shumë shqiptarëve nga diaspora që kishin ardhur për të përcjellë tubimet e Rilindje me Besë.
Ndërkohë, shumë mërgimtarë tanimë nëpër rrjetet e tyre sociale kanë filluar ta bëjnë publike se bëhen gati të udhëtojnë drejt Maqedonisë me qëllimin e vetëm, të shfrytëzojnë të drejtën e votës duke votuar nr 10, të koalicionit “Rilindje me Besë”, njofton portali Sakte.net
Kështu ka shkruar edhe Burim Bakiu, i cili ka njoftuar se një aeroplan me mërgimtarë ng Malmo e Suedisë tashmë janë nisur në drejtim të Maqedonisë për të votuar nr 10./Sakte.net