Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për financimin e paligjshëm të organizatës joqeveritare “Lidhja ndërkombëtare”, ku së bashku me themeluesin Bojan Jovanovski, akuzohen edhe katër persona.
Rasti ndodhet në procedurë dëshmuese, ndërsa në seancën e kaluar u paraqitën dëshmi materiale të propozuara nga prokuroria.
I akuzuari i parë Bojan Jovanovski, në fillim të seancës së fundit, krkoi përjashtimin e gjykatëses Sofçe Gavrilova Efremovska, për shkak siç tha, anshmëri, sepse ka qenë pjesë e Këshillit Gjykues në rastin “Reket”. Gjykatësja, tha se, kërkesa do të përcillet deri te kryetari i Gjykatës.
Për rastin me organizatën joqeveritare “Lidhja ndërkombëtare” të themeluar nga Bojan Jovanovski-Boki13, përmes së cilës akuzës janë mashtruar biznesmenë për qendra të pretenduara për të moshuar, akuzohen edhe Frosina Remenski, Mila Jovanovski, babai i Boki 13 dhe Jasna Mandiq. Jovanovski akuzohet për mashtrim dhe pastrim parash. Remenski, si nënkryetare e organizatës joqeveritare akuzohet për ndihmë në veprën mashtrim, Mandiqi për ndihmë në mashtrim dhe pastrim të parave, Mile Jovanovski ngarkohet për ndihmë në larjen e parave, ndërmjetësim dhe tregtim me armë.