Deputeti Kamberi shpalos flamurin shqiptar në Parlamentin Serb, Daçiq reagon ashpër! (VIDEO)

Edhe ne seancën e sotme të parlamentit të Serbisë, deputeti shqiptar Shaip Kamber ka shkaktuar “termet” të vërtet duke shpalosur flamurin kombëtar shqiptar në kuvendin serb, raporton rtvpresheva.com

Deri sa po diskutonte për cenimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës nga ana e Serbisë, Shaip Kamberi pyeti kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq se “ai është e mundur që flamuri serb valvitet lirshëm në Kosovë e në Maqedoni kurse shqiptarët në Luginë nuk kanë këtë të drejtë”?

Pasi shtroi këtë pyetje z.Kamberi nxorri flamurin kombëtar shqiptar dhe e vendosi në foltore duke shtuar se edhe me ligjet e Serbisë flamuri shqiptar guxon të paraqitet publikisht kur shpaloset bashkë me flamurin shtetëror të Serbisë.

Ky veprim i deputetit Kamberi ngjalli reagime të shumta nga kryeministrja Brnabiq kurse Ivica Daçiq prap i tërhoqi vërejtjen Kamberit “që të ketë parasysh se ndodhet në parlamentin e Serbisë dhe duhet të ketë kujdes”

Debatet e ashpra mes Kamberit dhe udhëheqësve serb po vazhduan gjatë seancsë parlamentrae. Ndiqni Videon nga seanca e Kuvendit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme