Një diplomat iranian do të dalë sot në gjyq në Belgjikë, i akuzuar se do të hidhte në erë me bombë një konferencë në Paris në vitin 2018.
Konferenca organizohej nga Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit, që aktualisht është i strehuar në Shqipëri.
Objektivi ishte kryetarja e muxhahedinëve iranianë, Maryam Rajavi, shkruan Daily Mail.
Assadollah Assadi, 48 vjeç, akuzohet se ka kontrabanduar bombën e prodhuar nga eksplozivi ‘Nëna e Satanit’.
Ai e futi bombën nga Teherani në Europë duke përdorur një valixhe diplomatike.
Më pas ai e dorëzoi valixhen-bombë te bashkëpunëtorët e tij, që do e shpërthenin në konferencën e organizuar në Paris nga opozita iraniane.
© SYRI.net