Turqia hedh poshtë thirrjen e PE-së për sanksione mbi Qipron

Turqia hodhi poshtë apelin e Parlamentit Evropian për sanksione kundër Ankarasë, për shkak të vizitës së fundit të presidentit Erdogan, në shtetin e shkëputur qipriot, në Qipron Veriore, duke e quajtur kërkesën të shkëputur nga realiteti.

Parlamenti i Bashkimit Evropian ra dakord, të enjten, për një rezolutë jodetyruese në mbështetje të Qipros anëtare të BE-së, duke u kërkuar udhëheqësve të unionit të ndërmarrin veprime dhe të vendosin sanksione të ashpra kundër Turqisë. Një lëvizje kjo për të forcuar mbështetjen ndaj presionit të Francës për sanksione ndaj Ankarasë që priten në samitin e BE-së, muajin e ardhshëm.

Turqia është në kundërshtim me anëtarët e BE-së, Greqinë dhe Qipron rreth kërkimit të hidrokarbureve në ujërat e diskutueshme të Mesdheut lindor.

Erdogani nxiti Qipron, territori i të cilit mbulon gjysmën jugore të ishullit të ndarë të Mesdheut, më 15 nëntor duke vizituar Varoshan, një ishull që është rrethuar dhe braktisur që nga viti 1974.

Ankaraja mbështeti rihapjen e pjesshme të Varoshës muajin e kaluar, në një lëvizje të kritikuar nga Shtetet e Bashkuara, Greqia dhe Qiprioja greke.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke, Hami Aksoy, denoncoi rezolutën dhe akuzoi Parlamentin Evropian për paragjykim dhe shkëputje nga realiteti mbi Qipron.

Qipro është ndarë që nga pushtimi turk, më 1974. Vetëm Ankaraja e njeh Qipron Veriore si një shtet të pavarur, por jo qeverinë qipriote greke, të njohur ndërkombëtarisht në jug.

Franca nuk ka hartuar ende sanksione kundër Turqisë, por diplomatët thonë se çdo masë ndoshta do të synonte zonat e ekonomisë së Turqisë, të lidhura me kërkimin e gazit natyror në detet e Qipros.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme