Trump kërkoi rinumërim, në këtë shtet i ndodh befasia

Presidenti amerikan në detyrë, Donald Trump kishte kërkuar rinumërim në shtetin e Uiskonsinit. Ky rinumërim përfundoi të premten, raporton Guardian.

Por presidenti Trump jo vetëm që nuk shtoi vota, por ishte rivali i tij Joe Biden që mori më shumë vota.

Pas rinumërimit, Biden fitoi 132 vota më shumë.

Rinumërimi në këtë shtet pritet që t’i kushtojë të paktën 3 milionë dollarë stafit të presidentit Trump.

Në total, Biden i fitoi zgjedhjet e nëntorit me 306 vota elektorale. Biden po ashtu mori 6 milionë vota popullore më shumë.

Trump nuk e ka pranuar humbjen, megjithëse një ditë më parë tha se do të pranojë atë që vendos Kolegji Elektoral.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme