Lëvizja Vetëvendosje në ditën e Flamur ka ftuar qytetarët që t’i vendosin flamujt kombëtar të UÇK-së në ballkonet apo dritaret e shtëpive apo banesave të tyre.
Këtë ftesë e kanë bërë për shkak të pamundësisë për të festuar së bashku nëpër sheshe.
“Të gjithë qytetarët ftohen që me rastin e 28 Nëntorit në pamundësi për të festuar së bashku në sheshe, të vendosin flamuj kombëtar dhe të UÇK-së në ballkonet apo dritaret e shtëpive/banesave të tyre. Gëzuar 28 Nëntorin”, thuhet në njoftimin e tyre.
Sot është 108 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, por 28 Nëntori nuk shënon vetëm festën e Ditës së Flamurit. Sa herë vjen ky muaj, Kosova kujton daljen e parë në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 28 nëntor të vitit 1997, në fshatin Llaushë të Skenderajt.