Presidenti i Republikës Ilir Meta ka përcjellë një mesazh me rastin e 65-vjetorit të lindjes së Adem Jasharit.
“Nderojmë sot në 65-vjetorin e lindjes, Komandantin Legjendar, Adem Jashari!
Linde në Ditën e Flamurit Kombëtar dhe përjetësisht do të mbetesh në memorien e kombit tonë, Legjendari me flamur. Heronjtë kanë vetëm ditëlindje! ??❤️??”, shkruan Kreu i Shtetit në mesazhin e tij në Facebook.