Ndryshimi i njëanshëm i Kodit, Venecia i rendit Edi Ramës të gjitha shkeljet e bëra

Komisioni i Venecias ka dhënë sot opinionin paraprak në lidhje me ndryshimet e njëanshme të Kodit Zgjedhor të bërë nga Edi Rama.

Sipas Komisionit të Venecias, ndryshimet Kushtetuese dhe në kodin zgjedhor ishin jashtëzakonisht të nxituara.

Gjykata Kushtetuese duhet të vlerësojë kushtetutshmërinë e ndryshimeve, thuhet në opinionin paraprak të Venecias.

Venecia i ka renditur Edi Ramës dhe mazhorancës që ai drejton të gjitha shkeljet që janë bërë me ndryshimet e njëashme të Kodit Zgjedhor.

‘Në përmbledhje Komisioni i Venecias ka gjetur se: ndryshimet e njëanshme për zgjedhjet, jashtëzakonisht të nxituara;

Ndryshimet u bënë pa konsultime të duhura dhe jo në një proces gjithëpërfshirës; palët duhet të hyjnë në dialog konstruktiv për të sqaruar ndikimin e ndryshimeve; kushtetutëshmëria e ndryshimeve të vlerësohet nga Gjykata Kushtetuese; ndryshimet kushtetuese shkuan kundër rregullave më themelore demokratike të hartimit të ligjit;

stabiliteti i ligjit zgjedhor është thelbësor për të siguruar besimin në procesin zgjedhor; ndryshimi i formulës së koalicioneve ka pak gjasa të ndikojë në rezultatin zgjedhor; është e vështirë të parashikohet efekti i listave pjesërisht të hapura;

ndryshimet hynë në fuqi pasi procesi zgjedhor ka filluar; liderët e partive politike të përmbahen nga të qenit kandidatë në disa zona elektorale’, thuhet në opinionin paraprak të Venecias.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme