Defekt serioz në sistemin gjyqësor. Kështu konstatuan njerëz të shquar nga sfera gjyqësore. Nevojitet të pastrohet gjyqësori dhe të bëhet dallim mes gjykatësve të mirë dhe atyre të këqij, propozon profesori universitar, Nikolla Tupançevski. Ai i ceki edhe premtimet e ministrit të Drejtësisë, i cili para se të vijë në funksion, premtoi se do të bëjë pastrim në gjyqësor.
“Si është e mundshme që prokurorit t’i vjetërsohen 300 akuza brenda 10 viteve, kush është fajtor? Fakulteti juridik “Justinian” është fajtor për shkak se i ka dhënë diplomë? Ndërkohë ata u bënë profesionistë serioz. Megjithatë mund të hyjmë në Librin e Ginisit. Unë mendova se bëhet fjalë për informacion i pavërtetë, por si është e mundshme që një njeriu t’i vjetërsohen aq lëndë ndërsa asgjë të mos i mungojë atij”, tha Nikolla Tupançevski, profesor universitar.
Gabimi, siç thotë Tupançevski, duhet të ketë emër dhe mbiemër.
“Këtu nuk është përgjegjës vetëm Këshilli i prokurorëve publik. Shkojmë sipas hierarkisë. Ndërkohë janë ndërruar tre prokurorë, ku është kontrolli i tyre? Këtu është Prokuroria e Lartë Publike, këtu është edhe Prokuroria Publike e RMV-së. Do të thotë se kanë dështuar institucionet”, pohoi Nikolla Tupançevski, profesor universitar.
Edhe qëndrimi i kryetarit të Këshillit Gjyqësor është në po të njëjtin drejtim. Sipas tij, nuk mund të ketë një organ, kurse anëtarët e këtij organi të mos kenë kurrfarë përgjegjësie për punën e tyre. Se ka probleme konsideron edhe anëtarja e Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit. Ankohet se ka probleme me të cilat përballet komisioni gjatë monitorimit të gjendjes prone të gjykatësve.
“Është zhgënjyes fakti që prej 31 gjykatësve që i kemi kontrolluar, 14 nuk e kanë bërë këtë gjë me kohë. Nuk është i bukur fakti se 90% prej tyre nuk e kanë bërë detyrën e tyre themelore, që ta dorëzojnë listën anketuese”, vlerësoi Sofla Pejovska-Dojçinovska, anëtare e Antikorrupsionit.
Në vend që të kemi digjitalizim dhe lidhje me bazat e të dhënave gjatë kontrollimit të gjendjes së pronës të gjyqtarëve, ne po ecim me hapa të breshkës, ankohet ajo. Pastrimi i korrupsionit është lëndë e prokurorit publik, kurse statusi pasuror është tregues se ekziston korrupsion në gjyqësor. Mangësitë janë serioze, u pajtua shumica e të punësuarve në sistemin gjyqësor, në tribunën për proceset reformuese për pastrimin e gjyqësorit.