Agjencia për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi se një tërmet me magnitudë prej 5 ballësh ka goditur rrethin Kurtalan të qytetit juglindor të Turqisë, Siirt, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacionit në faqen e internetit të AFAD, tërmeti ka ndodhur në orët e mëngjesit, në një thellësi prej 20 kilometrash.
AFAD bëri të ditur se nuk ka ndonjë lajmërim negativ pas tërmetit.
Guvernatori i Siirt, Osman Hacıbektaşoğlu, duke njoftuar se aktualisht nuk ka dëme nga tërmeti, tha se ekipet vazhdojnë punimet.