Policia e Kosovës dje në Prishtinë ka arrestuar një mashkull kosovar dhe tri femra shtetase të Shqipërisë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshjeje janë rrahur në mes vete.
I dyshuari dhe njëra nga femrat janë bashkëshortë.
Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa të dyshuarat janë liruar në procedurë të rregullt.