Rama publikoi foto me bosin e Pfizer/ Aktorja: Turp! Ja ku u takuan…

Një ditë me përë kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale bëri me dije se ka takuar bosin e Pfizer, Albert Burla, në qendrën e kompanisë prodhuese të vaksinës në Nju Jork. Rama tha se ambicia e qeverisë është që brenda dy muajve të parë të vitit të ri të nisim vaksinimin!

Por, Inida Gjata e njohur ndryshe me emrin e artit Zhaku, ka publikuar një foto në mediat sociale, ku zbulon se fotoja e publikuar nga kryeministri Edi Rama me bosin e Pfizer është shkrepur në një galeri arti, shkruan faxweb.al.

Zhaku shkruan se është turp për një kryeministër se i cili ende nuk ka kërkuar falje për vrasjen e Klodian Rashës, të bëjë propagandë dhe të krijojë përshtypje se po punon për vaksinën.

“Kjo foto është shkrepur në një galeri arti, gjatë një ekspozite. Eshtë turp për një kryeminister që ende nuk ka kërkuar falje për vrasjen e Klodianit nga policia e Lleshit, të bëjë propagande e të krijojë përshtypjen se po punon per vaksinën, kur në fakt po punon vetëm për interesin e tij të ngushtë përsonal. Cilët zhvillojnë takime pune në galerira arti, gjatë një ekspozite? Vetem mafiozët. Pra meqë as Rama as Bourla nuk janë mafiozë, në galeri gjatë ekspozitës thjesht kanë shkrepur një foto për të përhapur Endri me shokë “fake news”!”– shkruan Zhaku.

Ja postimi i Edi Ramës në faqen tij në facebook

Takimi pozitiv me bosin e Pfizer, Albert Bourla, në qendrën e kompanisë prodhuese të vaksinës në Nju Jork, përmbylli komunikimet tona të kësaj vizite kërkimore për të siguruar vaksinën për Shqipërinë – një sfidë e jashtëzakonshme në kushtet e një kërkese globale marramendëse.

Prodhimi është ende shumë më i ulët se sa kërkesa botërore! Por ambicia jonë është mos mbetemi mbrapa në radhën e stërgjatë të shteteve që kërkojnë vaksinën! Përveç kanalit të sapohapur për vaksinën Pfizer do hapim në vijim edhe kanalet për vaksinat Moderna dhe Astrazeneca.

Ambicia jonë është që brenda dy muajve të parë të vitit të ri të nisim vaksinimin! Duket e pamundur po ne do t’ia dalim,pavarësisht vështirësisë së skajshme në këtë situatë për të gjithë, ku sidoqoftë vendet më të vogla e me të ardhura më të ulëta janë dhe më të dizavantazhuarat!

Image

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme